Art&dizajn

Interior Design, çfarë duan shqiptarët?


Pak njerëz e kuptojnë kompleksitetin e fushës së interior dizajnit, derisa e gjejnë veten të humbur në gamën e madhe të zgjedhjes së materialeve, ngjyrave, pozicionimit të mobilieve, përzgjedhjes së grupeve profesionale për të bërë punimet, kodeve dhe problematikave të ndërtimit.

I gjendur në të tillë pozicion, lind nevoja për arkitektin, roli i të cilit sa vjen e po njihet e më shumë me rritjen e kërkesave dhe trendeve të interiorit.

Arkitekti është profesionisti, i cili ka edukimin, trajnimin, eksperiencën dhe vizionin për t’ju udhëhequr gjatë të gjithë procesit të dizenjimit, projektimit dhe punimeve.

Me fokusin drejtuar nga interior dizajni, arkitektja Arnela Veizaj jep më shumë detaje rreth asaj se çfarë duan shqiptarët në shtëpitë e tyre dhe sa shpenzojnë ata për të patur “shtëpinë e bukur”.

“Ka raste që marrin kredi për të përmbushur dëshirat e tyre”, vlerësoi arkitektja Veizaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore