Sport

Inter pushtohet nga Covid-19


Stafi drejtues i Inter është pushtuar nga Covid-19.

Për këtë ka informuar Inter, përmes një postimi në Twitter.

Pozitiv me covid deri më tani kanë rezultuar:

Dy drejtuesit, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv, Piro Ausilio, avokati i klubit, Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik.

Ndërkaq, futbollistët e Inter-it, testeve do u nënshtrohen një pas një, sot dhe në ditët e ardhshme.

Inter përballet me Genoa-n të dielën dhe në rast të rasteve tjera pozitive, ndeshja me shumë mundësi do të shtyhet për një datë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore