Sport

Tifozët e Bayern-it peticion kundër trajnerit të ri


Ralf Rangnick

Mbështetësit e Bayern Munich-ut i kanë kërkuar klubit që të mbajë Thomas Tuchel-in si trajner të tyre për sezonin e ardhshëm, duke thënë se kandidatët e tjerë “nuk i vijnë as te maja e thoit” 50-vjeçarit.

Një peticion i titulluar “Ne duam Juppel (Tuchel) dhe jo (Ralf) Rangnick!” ka më shumë se 10,000 nënshkrime, të nisura të martën.

Trajneri i Austrisë, Rangnick, konfirmoi në fillim të kësaj jave se ishte në bisedime me Bayern-in për zëvendësimin e Tuchel.

Trajneri fitues i titullit me Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, kishte qenë më parë favorit për të marrë drejtimin përpara se të njoftonte muajin e kaluar se do të mbetet me klubin e tij aktual sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann refuzoi mundësinë për t’u kthyer te Bayern dhe zgjodhi të vazhdojë me kombëtaren javën e kaluar.

Bayern njoftoi se Thomas do të largohej nga klubi në fund të sezonit në shkurt, pas “diskutimit konstruktiv midis CEO Jan-Christian Dreesen dhe Tuchel”.

“Me gjithë respektin e duhur për kandidatët si trajneri i Aston Villa, Unai Emery apo Rangnick, këta trajnerë nuk mund t’i afrohen ‘Juppel’ (Tuchel)”, thuhej në peticion.

“Duke marrë parasysh që ‘Finale Dahoam’ (finalja e Champions League në ‘Allianz Arena’) do të zhvillohet sezonin e ardhshëm, Bayern Munich në fakt duhet të jetë i lumtur që ka një trajner kaq të jashtëzakonshëm të Champions League si TT (Tuchel)”, vijonte më tej peticioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore