Sport

Inter-i në negociata me Lorenzo Insigne-n


Sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Lorenzo Insigne, nuk po rinovon ende me klubin e Napoli-t. E ardhmja e tij mbetet në ajër, ndërsa Inter-i kërkon të shfrytëzojë mundësinë për të afruar lojtarin.

30-vjeçari është pjesë e Napoli-t që nga fëmijëria e hershme e tij. Ai ka qenë pjesë e ekipeve zinxhire dhe në vitin 2012 u bë pjesë e rregullt e ekipit të parë.

Kontrata aktuale e Insigne-s me Napoli-n përfundon më 30 qershor të vitit 2022. Duke qenë në muajit e fundit të saj, për sulmuesin interesohen përveç Inter-it edhe Juventus-i me Milan-in.

Sipas lajmeve që vijnë nga “Calciomercato”, agjenti i lojtarit është nisur drejt Milanos për të takuar drejtorin sportiv të Inter-it, Beppe Marotta-n.

Kapiteni i Napoli-t dëshiron të ketë një pagë neto rreth 5 milionë euro, e cila me bonuse dhe komisione mund të shkojë deri në 7 milionë euro. Bordi i klubit nuk duket i gatshëm për të ofruar një shifër të tillë.

Krejtësisht ndryshe është situata te Inter-i. Largimi i Alexis Sanchez -it, që pritet të ndodh verën e ardhshme krijon hapësira për Insigne-n dhe mundësi për të paguar pagën e kërkuar nga italiani. Sulmuesi nga kili paguet aktualisht me rreth 7 milionë eur në sezon.

Këtë sezon, Insigne është pjesë e rëndësishme e formacionit të Napoli-t edhe pse nuk ka rinovuar. Ai ka luajtur tetë ndeshje në Serie A, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore