Bota

India filloi fushatën më të madhe të vaksinimit në botë


Një nga sanitarët ne spital u bë indiani i parë që mori vaksinën Covid-19, ndërsa vendi filloi fushatën më të madhe të injektimit në botë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, nisi programin, i cili synon të vaksinojë më shumë se 1.3 miliardë persona kundër coronavirus-it.

India ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të infeksioneve me Covid-19 në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Miliona doza të dy vaksinave të aprovuara, Covishield dhe Covaxin, u transportuan në të gjithë vendin në ditët para fillimit të fushatës.

“Ne po fillojmë vaksinimin më të madh në botë. Kjo do i tregojë botës aftësinë tonë”, tha Modi duke iu drejtuar popullit.

India do të përdori një aplikacion, i cili do të ndihmonte qeverinë të gjurmonte fushatën dhe do të siguronte që askush të mos lihej jashtë.

Duke folur për mënyrën se si do bëhej vaksinimi, Modi foli gjatë për personelin në vijën e parë. “Ata qëndruan larg familjeve të tyre për t’i shërbyer popullit. Qindra prej tyre nuk shkuan kurrë në shtëpi. Ata dhanë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Kjo është arsyeja pse vaksinat e para po u jepen personelit të kujdesit shëndetësor, kjo është mënyra jonë për t’i respektuar ata”, u shpreh kryeministri indian./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore