Bota

I zhdukur prej 10 ditёsh i riu shqiptar në Britani


Fatos Ahmeti 17 vjeç, ёshtё shpallur i zhdukur teksa pёr herё tё fundit u pa nё 10 qershor rreth orёs 20.30 në rrugën Marlow, në High Wycombe, nё Angli.

Ai është rreth 182 cm i gjatë, ka flokë ngjyrë kafe të errët dhe me njё fizik tё hollё.

Për herë të fundit u pa i veshur me një xhaketë të zezë, xhinse blu dhe çizme të zeza deri në kyçin e këmbës.

Gjithashtu mbante një çantë shpine dhe flitet tё ketё lidhje në Londër dhe Surrey, sipas raportimeve tё mediave britanike.

Policia ka i’u ka bёrё thirrje njerёzve tё kontaktojnё nё numrin jo urgjent 101, ose tё bëjnё një raport në internet duke përdorur numrin e referencës 43200173429, pёr tё ndihmuar nё gjetjen e tё riut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore