Kosova

I plagosuri në Prizren po vazhdon të trajtohet në spital dhe njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje


Ilustrim.

Pas plagosjes që ka ndodhur në Prizren, të hënën ku u përleshën pesë persona dhe si pasojë njëri prej tyre është plagosur në këmbë me armë zjarri, policia ka bërë të ditur se ai po vazhdon të trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit”.

Nga ky institucion i sigurisë është thënë se njëri ndër ta është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri  prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë.

Të hënën lajmin për plagosje e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi,

“Më datën 08.01.2024 rreth orës 17:10, afër Lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të palëve”, ka thënë ai.

Bytyqi, kishte sqaruar se një gëzhojë është gjetur në vendngjarje dhe të dyshuarit janë arrestuar.

Plagoset një person në Prizren

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore