Lajme

Plagoset një person në Prizren


Një përleshje mes pesë persona ka ndodhur këtë të hënë në Prizren dhe si pasojë njëri prej tyre është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi,

“Më datën 08.01.2024 rreth orës 17:10, afër Lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të palëve”, ka njoftuar Bytyqi.

Tutje, ai ka treguar se një gëzhojë është gjetur në vendngjarje dhe të dyshuarit janë arrestuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore