Kosova

Hoti: Strategjia e Kurtit rezultoi me mbi 200 milionë euro projekte të bllokuara dhe formimin e Asociacionit


Avdullah Hoti.

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mbi 200 milionë euro janë bllokuar për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Hoti, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, e ka kritikuar Kurtin për pranimin e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbisë, duke pasur masa ndëshkuese.

“295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës. E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin”.

“Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka treguar disa nga projektet të cilat kanë mbetur të bllokuara.

“92 mil euro:  rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës, 9.95 mil euro:  menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore, 9 mil euro:  menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit, 7.2 mil euro:  përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII”.

“7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 6 mil euro:  mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri”.

Tutje, Hoti ka thënë se ka pasur ndikim edhe në energji dhe në qasje të barabarta mes vajzave dhe djemëve.

“3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna, 3 mil euro:  qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm, 2.5 mil euro:  përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë”.

“2 mil euro:  rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë, 1 mil euro:  programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat. 0.8 mil euro:  përkrahja e profesioneve juridike, 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj, 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë”.

Nga sanksionet të cilat vijnë ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në Veri, njëra ndër më të rëndat ka rezultuar të jetë “shqyrtimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”.

Kornizë kjo e cila përmban investime në fushën e transportit, energjisë, mjedisit, kapitalit njerëzorë dhe bujqësisë.

Përmes këtij procesi bashkohen përfituesit donatorët dhe huamarrësit.

Dekonstruktim – cilat projekte saktësisht i humbi Kosova me sanksionet nga BE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore