Përballje

Hornets befason Bucks, Phoenix ndalen nga Heat


Ndeshjet në NBA ishin befasuese dhe shumë interesante.

Charlotte Hornets – Milwaukee Bucks

Dueli mes Charlotte Hornets dhe Milwaukee Bucks përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 114:106.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.

Pas një fitoreje shumë të nevojshme kundër Brooklyn Nets, Bucks kanë humbur nga skuadra e Michael Jordan.

Pavarësisht humbjes, Giannis Antetokounmpo kishte një performancë shumë të mirë, i cili përfundoi ndeshjen me 43 pikë e 12 kërcime.

Më të dalluarit në anët e Hornets ishin Terry Rozier me 28 piikë, Miles Bridges me 21, Lamelo Bal me 19 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Kelly Oubre Jr me 18 pikë.

Phoenix Suns – Miami Heat

Ndeshja mes Phoenix Suns dhe Miami Heat përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 100:123.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në periodën e dytë, ku Heat arritën një epërsi të pakthyeshme prej 21 pikësh.

Te Heat mungonin dy lojtarët kryesorë, Jimmy Butler e Bam Adebayo, po kjo nuk i ndali Miami-n.

Më të dalluarit në anët e Heat ishin Tyler Herro me 33 pikë, Kyle Lowry me 14 dhe Omer Yurtseven me 16 kërcime.

Ndërsa te Suns, më të mirët ishin Devin Booker me 26 pikë dhe Mikal Bridges me 20.

Ndeshjet e tjera në NBA përfunduan kështu:

Los Angeles Clippers – Memphis Grizzlies 108:123

Detroit Pistons – Orlando Magic 97:92

Indiana Pacers – Utah Jazz 125:113

Boston Celtics – New York Knicks 99:75

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore