Sport

Holanda zbulon listën për Euro 2024, mungon ylli i Bologna-s


Joshua Zirkzee

Golashënuesi më i mirë i Bologna-s, Joshua Zirkzee nuk do të luajë në turneun Euro 2024 në Gjermani këtë verë, pasi u la jashtë listës së zgjeruar të trajnerit Ronald Koemann me 30 lojtarë.

Pavarësisht, Holanda ka lëshuar një skuadër fillestare prej 30 lojtarësh, e cila do të duhet të zvogëlohet në 26 për turneun final, Zirkzee nuk bën pjesë.

Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Thiago Motta-s gjatë sezonit 2023-24, në atë që do të konsiderohet si një sezon historik pasi Bologna siguroi një vend në edicionin e ri të Champions League.

Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime të tjera për shokët e tij në 34 ndeshje në Serie A këtë sezon.

Për pjesë të mëdha të sezonit, raportet kanë sugjeruar se Zirkzee është gati të ngjitet në një klub “të madh” këtë verë, me Milan-in që përflitet të jetë pala më e interesuar në Itali.

Megjithatë, emri i Zirkzee mungon dhe këtu është lista me 30 lojtarët e ftuar:

Portierë:

Justin Bijlow – Feyenoord

Mark Flekken – Brentford

Nick Olij – Sparta Rotterdam

Bart Verbruggen – Brighton

Mbrojtësit:

Nathan Ake – Manchester City

Daley Blind – Girona

Matthijs de Ligt – Bayern Munich

Stefan de Vrij – Inter

Denzel Dumfries – Inter

Jeremie Frimpong – Bayer Leverkusen

Lutsharel Geertruida – Feyenoord

Ian Maatsen – Borussia Dortmund

Micky van de Ven – Tottenham

Virgil van Dijk – Liverpool

Mesfushorët:

Frenkie de Jong – Barcelona

Marten de Roon – Atalanta

Ryan Gravenberch – Liverpool

Teun Koopmeiners – Atalanta

Tijjani Reijnders – AC Milan

Jerdy Schouten – PSV

Quinten Timber – Feyenoord

Georginio Wijnaldum – Al-Ettifaq

Sulmuesit:

Steven Bergwijn – Ajax

Brian Brobbey – Ajax

Memphis Depay – Atletico Madrid

Cody Gakpo – Liverpool

Donyell Malen – Borussia Dortmund

Xavi Simons – RB Leipzig

Wout Weghorst – Hoffenheim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore