Sport

Hodaj pas arrestimit të Ademit: Para këtyre ndeshjeve të rëndësishme të arrestohet kryetari i FFK-së – këtë gjë nuk do të dinte ta bënte as armiku më i madh


Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka thënë se rasti i arrestimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, ka qenë një goditje e rëndë për kombëtaren e Kosovës para ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Ai madje tha se këtë gjë nuk do të dinte ta bënte as armiku më i madh i Kosovës, kur dardanët gjenden para një momenti shumë të rëndësishëm.

“Vetë fakti që i kanë penguar lojtarët, pa ju tregu se kush janë, kjo len për të dëshiruar. Me ardhë persona civil me i ataku stafin e kombëtares dhe lojtarët, është e padrejtë. Kjo duhet t’i kthehet në forcë lojtarëve para dy ndeshjeve”, tha Hodaj në konferencë për media.

“Vetë faktin se para këtij momenti të rëndësishëm e kanë bërë këtë, para këtyre ndeshjeve të rëndësishme të arrestohet kryetari i FFK-së – këtë gjë nuk do të dinte ta bënte as armiku më i madh”

“Kjo nuk ka të bëjë me individë, ka mundur të bëhej më vonë”, ka thënë sekretari i FFK-së.

“Ka qenë një goditje për futbollin e Kosovës, posaçërisht për kombëtaren. Ne nuk jemi assesi kundër drejtësisë, por vetëm të bëhet në përputhje me normat ligjore”, ka thënë Hodaj në konferencën për media të FFK-së.

Hodaj tha se për këtë rast kanë qenë të shqetësuar edhe futbollistët e Kosovës.

“Ne jemi njoftuar prej lojtarëve qe kane pasur shqetësime derisa ishin në grumbullim dhe kjo nuk është mirë, gjë që do ta adresojmë në organet e drejtësisë”.

“Federata ne bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n do të jemi më transparent dhe bashkëpunues. Do të bashkëpunojmë me organet e drejtësisë si gjithmonë, besojmë ne drejtësi dhe besojmë se gjykata do ta konfirmoje lirimin e tij prej të gjitha akuzave”.

Megjithatë, Hodaj tha se shpreson që këto çështje mos të ndikojnë keq për futbollistët e kombëtares dhe ata të marrin rezultate pozitive në dy ndeshjen e ardhshme.

“Përtej kësaj mendoj që jemi mirë kur i dëgjoj që lojtarët janë në formë të mirë, përgatitjet po shkojnë në mënyrën e duhur dhe besoj që me këto sfida do të na bëjnë më të fortë për këto dy ndeshjet e ardhshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore