Sport

Histori/ Mrekullia e Bernës


Nëntë vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Perëndimore akoma ishte duke përjetuar pasojat e luftës që kishte përfshirë gjithë kontinentin e Europës. Por, 11 burra në fushën e lojës do të ishin ndryshimi dhe ndikimi i madh në entuziazmin kombëtar.

Në vitin 1954, një pjesë e madhe e Gjermanisë Perëndimore ishte ende e shkatërruar. Mrekullia ekonomike që do të transformonte vendin nuk kishte ndodhur ende.

Në Kupën e Botës të 1954, në Zvicër, ekipi i Gjermanisë Perëndimore qëndroi në Hotelin Belvedere në Spiez, në jug të liqenit të Thunit.

Josef  “Sepp” Herberger-i ishte në krye të skuadrës të përberë nga 22 lojtarë që bënë historinë. E njohur ndryshe si “Das Wunder von Bern” – Mrekullia e Bernës.

Gjermania e ka fituar edhe tre herë të tjera Kupën e Botës, por ajo e Zvicrës kishte rëndësi të veçantë. Natyrisht fitorja në 1974 me kapiten Franz Beckenbauer-in, apo dhe ato në 1990 dhe 2014 kanë peshë në historinë e futbollit gjerman.

Kupa e Botes 1954, ishte Kupa e parë që fitonte Gjermania. Ajo Kupë u fitua në një moment kur askush nuk e vuri re vendin dhe i dha një njohje Gjermanisë.

Herberger-i zgjodhi Hotel Belvedere për të qëndruar sepse kërkonte që t’i jepte ekipit qetësin e dëshiruar. Ai i merrte futbollistët dhe punonte me ta nga ana taktike dhe psikologjike, duke krijuar lidhje më të forta brenda ekipit.

Tekniku kishte disa vite në krye të Gjermanisë, që nga viti 1936, kur mori vendin e Otto Nerz-it. Por, Gjermania nuk ishte pjesë e futbollit ndërkombëtar në 1945 dhe në Kupën e Botës 1950 u përjashtua. Ashtu siç vendi kishte nevojë për rindertim, ashtu edhe ekipi Kombëtar kishte të njëjtën nevojë.

Rrugëtimi i mbarë i Gjermanisë Perëndimore filloi në 1950. Në ndeshjen e luajtur përballë Zvicrës në Stutgart, pati një numër rekord tifozësh. Fitorja 1-0 e gjermanëve në një ndeshje ndërkombëtare, pas tetë vitesh mungesë, u ndoq nga 103 mijë të pranishëm.

Herberger-i kishte vetëm 19 ndeshje për të ndërtuar një ekip të denjtë për të konkuruar në Kupën e Botës. Trajneri besonte se karakteri ishte po aq i rëndësishëm për ekipin sa edhe ana teknike, ai besonte te forca e grupit. Shprehja e preferuar e tij ishte “Bëhu 11 shokët e tu”, që i referohet faktit që secili lojtar duhet të sakrifikojë për grupin dhe për të mirën e përbashkët.

Boshti i ekipit ishte formuar nga lojtarë të FC Kaiserslautern-it. Herberger-i ishte i përpiktë në qasjen e tij. Ai shihej gjithnjë me një fletore në dorë.

Në ndeshjet e zhvilluara gjatë fazës së grupeve, Gjermania Perëndimore ishte pjesë e Grupit të Dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë dhe Koren e Jugut.  Hungaria doli vendi i parë në grup. Hungarezët madje mposhtën me rezultatin 8-3 Gjermaninë Perëndimore. Një humbje që i tronditi jo pak gjermanët, por falë Herberger-it e rimorën veten.

Gjermania Perëndimore u përballë në play-off me Turqinë, duke e mposhtur me rezultatin 7-2. Më pas mundi 2-0 Jugosllavinë, 6-1 Austrinë dhe në finale u përballë me Hungarinë përsëri.

Finalja e madhe e 4 korrikut 1954, ishte finalja e parë dhe e vetme mes dy ekipeve nga Europa Qëndrore. Gjermania Perëndimore arriti të përmbyste rezultatin nga 0-2 në 3-2, madje kur përballë kishte “Brezin e Artë” të Hungarisë.

Në “Wankdorf Stadium”, mes 62 mijë e 500 të pranishmve,  Ferenc Puskas-i shënoi që në minutën e 6’ dhe më pas shënoi Zoltan Czibor-i në minutën e 8’. Kthimi i rezultati erdhi falë golit të Max Morlock-ut në minutën e 10’ dhe dy golëshit të Helmut Rahn-it në minutat, 18’ dhe 84’.

Ndeshja pati rëndesi historike në të dy krahët e finalistëve. Për Hungarinë, dy vite pas finales erdhi revolucioni që rrëzoi regjimin komunist autoritar. Ndërsa, për Gjermaninë Perëndimore solli njohjen ndërkombëtare pas Luftës së Dyte Botërore dhe ndaj quhet si “Mrekullia e Bernës”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore