Përballje

Hidhet shorti – këta janë çerekfinalistët e Kupës së Kosovës


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është tërhequr shorti për çerekfinalistët e Kupës së Kosovës.

Mbledhja e tërheqjes së shortit është bërë në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave.

Të gjitha ndeshjet do të luhen me 16 dhe 17 mars.

Feronikeli do të ballafaqohet me rivalët nga Prishtina, kurse Trepça’89 luan kundër Llapit.

Përveç këtyre ekipeve të Super Ligës, në çerekfinale të Kupës do të kemi edhe një derbi të Ligës së Parë.

Klubi nga qyteti i Istogut ndeshet me prizrenasit e A&M-së.

Dueli tjetër është ai mes Dukagjinit dhe Drenicës nga Super Liga.

Pas ndeshjeve të çerekfinales, fituesit përsëri do hedhin short për gjysmëfinale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore