Sport

Hidhet shorti i Kupës së Italisë, ja përballjet e mundshme


Është hedhur shorti i Kupës së Italisë për sezonin 2021/22. Skuadrat e mëdha nga Serie A do të luajnë direktë në raundin e të 16-ve.

Kupa e Italisë fillon më 8 gusht 2021 dhe përfundon me finalen e 11 majit 2022. Juventus, Sassuolo, Napoli dhe Atalanta janë në të njëjtin krahë, ndërsa në anën tjetër janë vendosur Milan, Lazio, Roma dhe Inter.

Në turin paraeleminator do të ndeshen Alessandria – Padova, Ternana – Avellino, Perugia – Sudtirol dhe Como – Catanzaro.

Në raundin e të 32-ve do të jenë Sampdoria, Torino, Cremonse, Pisa, Cagliari, Citadella, Monza, Cosenza, Fiorentina, Spal, Benevento, Frosinone, Venezia, Bologna, Genoa, Salernitana, Reggina, Ascoli, Udinese, Crotone, Brescia,  Pordenone, Spezia, Lecce, Parma, Empoli, LR Vicenza dhe Hellas Verona.

16 ekipet fituese në raunin e 32 do të kalojnë më teje ku do të përballen me një nga Juventus, Sassuolo, Napoli, Atalanta, Milan, Lazio, Roma dhe Inter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore