Sport

Hidhet shorti i çerekfinaleve të Europa League-s, Barcelona përballet me Eintracht Frankfurt-in


Pas shortit të hedhur të Ligës së Kampionëve, është hedhur edhe shorti i Europa League-s për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

Pas disa ndeshjeve shumë interesante në raundin e të 16-ave të finaleve, pritet që edhe çerekfinalet të jenë shumë interesante.

Shorti për çerekfinalet e Europa League-s është:

RB Leipzig – Atalanta

Eintracht Frankfurt – Barcelona

West Ham – Lyon

Braga – Rangers

Ndërsa në gjysmëfinale, fituesi i ndeshjes RB Leipzig – Atalanta do përballet me fituesin e ndeshjes Braga – Rangers .

Kurse, gjysmëfinalja tjetër do jetë mes fituesit të ndeshjes West Ham – Lyon dhe Eintracht Frankfurt – Barcelona.

Eintracht Frankfurt –  Barcelona

Për të arritur në çerekfinale, Barcelona fillimisht mposhti Napoli-n me rezultat 4:2 për t’u kualifikuar në raundin e të 16-ave.

Ndërsa për t’u kualifikuar në çerekfinale ata fituan me vështirësi përballë Galatasaaray-it me rezultat 2:1.

Në anën tjetër Eintracht Frankfurt u përballë me Betis-in të cilët i mposhtën me vështirësi ndeshjen e parë, dhe barazuan në ndeshjen e dytë.

Pritet të jetë ndeshje e mirë, ku favoritë janë katalanasit, pasi nuk kanë humbur në 11 ndeshjet e tyre të fundit.

RB Leipzig – Atalanta

Këto skuadra janë ndeshur 11 herë, dhe ndër to shtatë ndeshje i ka fituar Leipzig, tre Atalanta dhe një ka përfunduar me barazim.

Ndeshja pritet të jetë e baraspeshuar, dhe cilado skuadër që do kualifikohej nuk do ishte surprizuese.

Për t’u kualifikuar tutje, Atalanta ka mposhtur Bayer Leverkusenin, ndërsa Leipzig ishte kualifikuar direkt pasi përballej me Spartak Moscow, të cilët ishin eliminuar për shkaqe të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

West Ham – Lyon

Ndeshja mes West Ham dhe Lyon pritet të jetë interesante dhe pa befasi.

Të dy skuadrat janë shumë të rrezikshme, dhe janë një ndër pretendentët për të fituar Europa League-n.

Për të kaluar në gjysmëfinale, West Ham mposhtën Sevilla-n në vazhdime.

Ndërsa Lyon kanë fituar përballë Porto-s për të arritur çerekfinalen.

Braga – Rangers

Dueli mes Bragës dhe Rangers pritet të jetë po ashtu i baraspeshuar, ku nuk do dihet kush do të kualifikohet tutje.

Për të arritur në çerekfinale, Rangers mposhtën Crvena Zvezdën.

Në ndeshjen e parë fituan me rezultat 3:0, ndërsa në të dytën humbën 2:1, por u kualifikuan lehtësisht.

Në anën tjetër, Braga e kishte mjaft të vështirë kualifikimin, ku mposhtën Monaco-n për të prekur çerekfinalen.

Kujtojmë se finalja e Europa League-s pritet të luhet në Sevilla të Spanjës më 18 maj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore