Sport

Heshtje parazgjedhore e kutive sportive


Në Kataluni, Barcelona po bëhet gati për zgjedhjet presidenciale që do mbahen të dielën e 7 marsit.

Mes borxheve të mëdha, rrezikut për falimentim, sagës Messi, arrestimit të grupit “Bartomeu”, fituesi i zgjedhjeve nuk do ketë kohë për festë.

Cila është gjendja?

Bartomeu ka lënë Barcelona-n në borxh prej një miliardë e 173 mijë Euro.

Në një artikull të publikuar nga e përditshmja katalunase, Mundo Deportivo më 26 janar, ku përbazë është marrë analiza ekonomike e ”Swiss Ramble”, shifrat e borxhit të Barcelonës shihen si alarmante.

Ata i detyrohen bankës qëndrore spanjolle në kohë afatshkurte një shumë prej 730 milionë Euro, kurse 266 milionë duhet të paguhen pas muajit qershor, nga të cilat, 90 milionë i takojnë kompanisë “Goldman Sachs”.

Pagat në klubin spanjoll mbulojnë 74 përqind të shpenzimeve të klubit, gjë kjo që kalon limitin prej 70 përqind të vënë nga Federata e futbollit spanjoll.

Barcelona është e detyruar të paguaj të paktën 420 milionë brenda këtij viti, ose përndryshe klubi duhet të shpërbehet, raporton Mundo Deportivo.

Kush janë kandidatët?

Tre kandidatët e fundit të mbetur në garë për presidencën janë: Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font.

Të tre nga zona e katalunisë, me projekte të ndryshme, me një plan të qartë: shpëtimi i Barcelona-s nga kriza.

Joan Laporta, dikur ish-president i Barcelona-s, në kohën e bukur të Frank Rijkaard që ishte paraardhëse e kohës së artë të Pep Guardiola-s dhe magjisë “La Masia”.

Victor Font, biznesmen spanjoll, drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Delta Partner, me qëllim të qartë, aftësitë e tij prej lideri të biznesit, t’i shfaqë në sport.

Toni Freixa, avokat spanjoll, ish-anëtar i bordit të Barcelona-s gjatë viteve 2003-2005 nën presidencën e Joan Laporta-s.

Kush është favorit?

Sipas të gjitha sondazheve të fundit nga media katalunase, favorit kryesor është Joan Laporta, i cili ka shfaqur projektin më të mirë dhe premtimet më të mëdha.

Rritje të papritur në sondazhet e fundit ka pasur edhe Freixa, që po ashtu ka shfaqur një projekt shumë interesant në sytë e tifozëve, me figurën kryesore të tij që është Xavi Hernandez.

Kurse Font, në zgjedhje, sipas të gjithëve, e ka më rëndësi vetem pjesëmarrjen, sepse në zhargonin zgjedhor, as pragut nuk i afrohet.

Sondazhi i Mundo Deportivo:

Laporta – 60,6%

Freixa – 34,8%

Font – 4.6%

Si shkojnë zgjedhjet?

Deri më tani, nga votat me postë, janë mbledhur 20,663 vota.

Të dielën, afër zyrave të Camp Nou, votimi hapët në orën 07:00 dhe mbyllet 12 orë më pas, në 19:00.

Kur të mbyllet votimi, pritet rreth katër orë deri sa të zyrtartizohen rezultatet.

Fituesi do shpallët në orën 23:30 dhe pastaj do ketë 30 minuta para publikut për të folur.

Përfundimi

Pas shumë ulje-ngritjeve në muajt e fundit, Barcelona të dielën në mbrëmje do ketë heroin ose shkatërruesin e ri.

Ngjarje që do mbyll një, e do hap një kapitull tjetër interesant në botën futbollistike.

Se çfarë do i sjellë presidenti i ri Barcelona-s, ditët, javët dhe muajt pas 7 marsit, do e tregojnë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore