Përballje

Hearn: Nëse Tommy Fury humb përballë Jake Paul do jetë gjëja më e turpshme ndonjëherë


Promovuesi i ndeshjeve të boksit, Eddie Hearn ka thënë se një humbje e Tommy Fury në ndeshjen e ardhshme kundër YouTuber-it Jake Paul do të ishte poshtëruese për boksierin profesionist.

Lufta mes Paul dhe vëallit të kampionit, Tyson Fury do të zhvillohet në Florida, më 18 dhjetor dhe biletat do të dalin në shitje më 10 nëntor.

“Jake Paul nuk është i tmerrshëm, ka shumë luftëtarë më të dobër se Jake Paul”, tha Hearn.

“I kam parë, kam pasur shumë prej tyre në ndeshjet e mia. Por është gjëja më e turpshme nëse Fury e humb atë ndeshje.

Kujtojmë se Jake Paul ka sfiduar Tommy Fury-n, duke i thënë se nëse ai fiton, do i jap 500 mijë dollar ekstra, ndërsa nëse fiton Paul, ai duhet të ndërrojë mbiemrin në Tommy Fumbles.

“Është një lëvizje e çuditshme nga Jake Paul sepse, nëse ai fiton, atëherë  ai me të vërtetë ka mahnitur të gjithë. Por nëse Tommy Fury humbet, ai duhet të ndryshojë emrin e tij ose diçka e tillë”,shtoi Hearn.

“Ose ai nuk duhet të ndryshojë emrin e tij, ai thjesht duhet të shkojë në një ishull të shkretë diku dhe thjesht të qëndrojë atje sepse do të jetë gjëja më e turpshme”, përfundoi Hearn.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore