Përballje

Haaland nuk ndalet së shënuari, Manchester City shkatërron Wolves-in


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Wolves dhe Manchester City-t përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Manchester City, të cilët gjetën golin me fillimin e ndeshjes.

Goli i parë u shënua me anë të Jack Grealish, në minutën e parë.

Pas vetëm 15 minutave, ishte Erling Haaland, golashënuesi më i mirë i ligës, i cili dyfishoi epërsinë e City-t.

Në minutën e 33-të, Wolves mbetën me një lojtarë më pak, pasi Nathan Collins u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku Manchester City gjetën golin e tyre të tretë, në minutën e 69-të, të cilin e shënoi Phill Foden, pas asistimit të Kevin De Bruyne-s.

Deri më tani, Haaland po i prinë fuqishëm listës së golashënuesve, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar një asistim.

Manchester City radhitet në pozitën e parë, me 17 pikë, por kanë një ndeshje më shumë se Arsenal-i, që radhiten në pozitën e dytë me 15 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore