Futboll

Haaland – lojtari i parë në histori që do të marrë 1 mil pound në javë


Super agjenti Carmine “Mino” Raiola, planifikon ta kthejë Erling Haaland në futbollistin e parë që do marrë 1 milion pound në javë.

Kjo është shifra që synon Raiola për sulmuesin e Dortmund-it, i cili me çka shihet deri tani, premton të bëhet një ndër sulmuesit më të mirë të të gjithë kohërave.

Një shifër e tillë do aneksojë një pjesë të mirë të klubeve që e dëshirojnë 20 vjeçarin norvegjez, me përjashtim të pronarëve abu dabas të Manchester City-t, gjigantëve të Spanjës Real Madrid dhe, Paris Saint-Germain që ka mbështetje nga Qatar-i.

Raiola së bashku më babain e Erling, Alf-Inge Haaland, janë takuar me përfaqësues zyrtarë të Real-it dhe Barcelona-s, për të sinjalizuar se ankandi për super-sulmuesin e Dortmund-it, fillon me 154 milionë pound.

Shifrat më të larta të para ndonjëherë në merkatot të futbollit, janë arritur nga Messi dhe Ronaldo mirëpo, Haaland do t’i parakalojë të dy ata.

Edhe pse një sasi e mirë klubesh kanë dal me pasoja të rënda ekonomike nga karantina e gjatë e pandemisë Covid-19, italo-holandezi Raiola, nuk kursen askënd me ofertën stratosferike për Haaland-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore