Sport

Gut-Behrami me krahë – Ar në Val di Fassa


Lara Gut-Behrami është bërë me krahë: pas dy medaljeve ari dhe një bronzi fituar në Cortina, zvicerania vazhdon të fitojë dhe në Kupën e Botës në Val di Fassa, vazhdim i Garmisch. Falë kësaj fitoreje ajo kalon në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës me 1.047 pikë, duke spostuar slovaken Petra Vlahova. Gut-Behrami e cila e mbylli garën e sotme me kohën 1.23.93 la pas, në vend të dytë, austriaken Ramona Siebenhofer (1.23.95); në vend të tretë u rendit zvicerania Corinne Suter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore