Sport

Guardiola: Ne tashmë jemi kampionë


Trajneri katalanas i Manchester City-t, Pep Guardiola dha një përgjigje të “prerë”, kur diskutoi shanset e ekipit te tij për të rimarrë kurorën e Premier Ligës. Tekniku deklaroi se tashmë ata janë kampionë.

City ka vendosur një epërsi me pesë pikë në krye të renditjes së Premier Ligës, duke mposhtur kampionët në fuqi Liverpool-in. Guardiola po behët gati të sjellë në Etihad Stadium trofeun për herë të tretë.

Çfarë ka thënë Guardiola?

Guardiola tha në konferencë për shtyp: “Dy ose tre muaj më parë ishim jashtë gjithçkaje, nuk kishim asnjë shans për të qenë kampionë, për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe tani jemi gati”.

“Ne jemi gati, kështu që mbase nuk duhet të luajmë më ndeshje në Premier Lige sepse tashmë jami kampionë”.

“Nuk e kuptojë pse duhet të luajmë kundër Tottenham-it dhe më pas kundër Everton-it? Nuk e kuptoj sepse ne tashmë jemi kampionë”.

Më pas tekniku foli me një ton më serioz, duke shtuar: “Unë e kuptoj pse njerëzit flasin, por asgjë nuk është e përjetëshme, asgjë nuk është perfekte. Vetëm për shkak se ne fituam në të kaluarën nuk do të thotë se do të fitojmë në të ardhmen”.

“Ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja tjetër. Gjithmonë në karrierën time me ekipet e mia, kemi menduar në këtë mënyrë dhe kemi biseduar në këtë mënyrë dhe ky rast nuk është përjashtim”.

A e sheh Guardiola akoma Liverpool-in si pretendent për titull?

Liverpool-i ndodhet 10 pikë pas City-t në renditje, pas humbjes së fundit, që duket se i ka nxjerrë nga gara për titull.

Guardiola nuk e ka nxjerrë akoma nga gara ekipin e Jurgen Klopp-it, pasi ka parë nga afër sesi ndryshon pamja e Premier Ligës nga java në javë.

“Liverpool-i mbetet një nga skuadrat më të mira që kam parë në jetën time dhe ishin në gjendje të bënin një ecuri të pabesueshme prej 68 ndeshje të pamposhtur në shtepi, duke fituar me diferenca të medha, duke fituar në minutat e fundit, tre sezone pa një humbje”, tha ai.

“Pastaj menjëherë, nuk e di pse, tre humbje radhazi. A mendoni se mund të ndodh me ne? Sigurisht që mund të ndodhë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore