Sport

Guardiola: Bayern Munich janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve


Sipas trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, Bayern Munich është favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, pavarësisht që ekipi i tij po kalon momente fantastike, dhe gjithashtu e fitoi përballjen e parë të 1/8-ve të finales kundër Borussia Monchengladbach me rezultat 0:2.

“Kur shoh Bayern Munich, nuk mendoj se ne jemi favoritët” deklaroi Pep Guardiola pas fitores ndaj Monchengladbach për BT Sport

Fitorja e të mërkurës ndaj Gladbah, ishte e 19-ta radhazi për ekipin e Mancheter Cityt në të gjitha garat.

Sidoqoftë, Guardiola nuk është aspak optimist, duke pasur parasysh historinë e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Në përgjithësi, ne e kontrolluam lojën. Fatkeqësisht sot nuk ishim edhe aq konkret në sulm”.

“Këtë gjë, ne duhet ta përmirësojmë. Në sulm duhet të jemi më konkret. Në këtë garë, duhet të jesh perfekt për t’u kualifikuar tutje”.

“Nëse njerëzit thonë se ne jemi favoritë, ne duhet ta pranojmë atë, por një ekip i cili në tërë historinë e tyre, ka qenë vetëm një herë në një gjysmëfinale? Në rregull, ata e thonë atë, ne duhet ta pranojmë atë”, përfundoi trajneri i Manchester Cityt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore