Sport

Guardiola: Arsenal-i duhet të jetë i kënaqur me rikthimin në Ligën e Kampionëve


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur për klubin e Arsenal-it duke pretenduar se ata duhet të jenë “të lumtur” që kanë siguruar tashmë “titullin më të rëndësishëm” të sezonit të tyre.

Arsenali ka udhëhequr garën për titull në Premier League për pjesën më të madhe të sezonit, duke bërë që tifozët të ëndërrojnë për ta fituar titullin pas rreth 20 vjetësh pritje.

Pavarësisht kësaj dhe fitores së tyre të fundit me rezultat 3:1 ndaj Chelsea-t, duket se ata do të përfundojnë nënkampionë në Premier Leauge.

Para fitores ndaj Chelsea-t, “Topçinjtë” kishin kaluar katër ndeshje pa fitore, duke humbur epërsinë ndaj Liverpool-it dhe West Ham-it dhe duke e marrë një barazim të vështirë ndaj Southampton-it në krizë.

Pas këtyre ndeshjeve, ata më pas u mposhtën nga Manchester City me rezultat 4:1, takim kryesor ky për ta vendosur çështjen e fituesit të titullit.

Ndërkohë që humbën këtë ndeshje, ata matematikisht siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Dhe, Guardiola dukej se kishte një thumbim ndaj ish-ndihmësit të tij, Arteta-s (trajnerit të Arsenal-it) duke thënë se arritja në vendin e katërt është “titulli i tyre” i mjaftueshëm dhe duhet të jenë të kënaqur me këtë arritje.

“Ishte e vështirë, sepse ne shohim se sa i pamëshirshëm është Arsenali”, tha ish-trajneri i Barcelonës për “Sky Sports” për betejën për titull.

“Arsenali pas shtatë vitesh tashmë është në Ligën e Kampionëve, kjo është perspektiva për ata”.

“Ndoshta humori në të cilin ata janë tani është paksa i ulur, por pas shtatë vitesh, ata fituan titullin më të rëndësishëm në sezonin e tyre, për klubin – kualifikimin në Champions League”, shtoi ai.

“Sepse, financiarisht, prestigjioze, nënshkrime të reja, për shumë gjëra, është titulli më i rëndësishëm sot, deri tani. Dhe tashmë është aty”.

“Ata e humbën ndeshjen, janë të trishtuar, jo. Jam shumë i sigurt se duhet të jenë kaq të lumtur, sepse bëjnë një arritje të jashtëzakonshme”, vazhdoi trajneri spanjoll.

Deklaratat e Guardiola-s sigurisht që e bëjnë të tingëllojë sikur ai është mjaft i qetë për të fituar titullin, një gjendje në të cilën nuk dukej se ishte fundjavën e kaluar.

Kujtojmë që momentalisht është skuadra e Arsenal-it që udhëheq tabelën në Premier Leauge me 78 pikë, dy më shumë se Manchester City.

Por, këta të fundit i kanë dy ndeshje më shumë për t’i zhvilluar, që do të thotë se është në dorën e tyre çështja e titullit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore