Pajisje

GT 2 Pro, mes artit dhe teknologjisë


Ora e dorës GT 2 Pro nga kompania kineze e teknologjisë, Huawei, paraqet një ndërthurje elegante mes artit dhe teknologjisë.

GT 2 Pro ofron një dizajn të lehtë dhe të fortë njëkohësisht, përmes akrepave prej safiri rezistent ndaj ujit dhe kornizës së titanit.

Veçantia e orës qëndron te shijimi i natyrës nëpërmjet një lëvizje tepër të thjeshtë të ngritjes së dorës. GT 2 Pro tregon lindjen e diellit apo perëndimin e diellit.

Sipas Huawei-t, ekrani i orës mund të ndërrohet sipas dëshirës së përdoruesit në përputhje me stilin përkatës në bazë të 200 zgjedhjeve alternative që ofrohen.

Për sa i përket përdoruesëve që parapëlqejnë skijimin, ora ofron të dhëna gjithëpërfshirëse lidhur me rrahjet e zemrës, shpejtësinë mesatare dhe pjerrësinë maksimale. GT 2 Pro mundet gjithashtu, të shfaqë të dhëna lidhur me distancën e skive, pistat dhe prezencën e dëborës në fushën e skive.

Huawei shton se përmes orës “mund të merrni njoftime zanore nëse ndonjë e dhënë tejkalon normën normale, për të ruajtur një ekuilibër të shkëlqyer në shpejtësi të mëdha”.

GT 2 Pro ndihmon edhe në gjurmumin e stërvitjes për më shumë se 100 modalitete si ngjitja, vrapimi në natyrë, vozitja apo tenisi.

Ora mjafton të karikohet vetëm pesë minuta me karikues pa tel dhe reziston për 10 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore