Sport

Granit Xhaka reagon ashpër ndaj tifozëve të Arsenalit


Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka ka thënë se tifozët që e sulmojnë atë në rrjetet sociale nuk janë mbështetës të klubit.

Marrëdhëniet në mes të Granitit dhe tifozëve të Arsenalit u përkeqësuan që nga tetori i vitit 2019 në ndeshjen kundër Crystal Palace, ku Xhaka pas një gjesti jo sportiv u përjashtua nga ndeshja dhe reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm, të cilët e fyen atë duke dal nga fusha.

Që nga ajo kohë, familja e Xhakës shpesh herë ka qenë shënjestër e sulmeve të tifozëve të Arsenalit në rrjetet sociale.

“Unë nuk i shoh ata si mbështetës të klubit tim” – theksoi Granit Xhaka gjatë një interviste të dhënë për “The Guardian”

“Sigurisht që ju mund të kritikoni dhe të thoni atë që dëshironi për futbollin, por kurrsesi nuk duhet fyer familja e futbollistit”

“Nuk është problem kur fiton, por kur humbasim të gjithë të urrejnë, të gjithë ju shkruajnë gjëra që nuk e kuptoj se si i shkruajnë ata. Do të doja të takoja këta njerëz, të ulesha me ta sy me sy dhe ti pyesja: Pse po shkruani gjëra të tilla? Jo vetëm për mua personalisht por për të ditur se si ndihen ata kur shkruajnë gjëra të tilla” vazhdoi Xhaka.

“Nuk është e pranueshme, prandaj duhet të hapni sytë se për çfarë flisni, sepse mendoj se ju e vrisni futbollin duke ofenduar familjet e lojtarëve” përfundoi Xhaka.

Arsenal dhe Granit Xhaka nuk po kalojnë momente edhe aq të mira në ligë.

Ata këtë sezon në Premier Ligë kanë humbur 11 ndeshje, kundrejt katër barazimeve dhe 10 fitoreve, duke u pozicionuar në vendin e 11-të me 34 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore