Aplikacione

Google-i mund të ketë mashtruar dhjetëra reklamues duke shkelur udhëzimet


Google mund të ketë mashtruar dhjetëra reklamues biznesi dhe qeveritarë në lidhje me shikueshmërinë e reklamave që shfaqen në faqet e internetit dhe aplikacionet e palëve të treta.

Reklama këto, që i tarifon.

TrueView është produkti i reklamave video të kompanisë që shfaqet jo vetëm në YouTube, por edhe në faqet dhe aplikacionet e palëve të treta në të gjithë internetin.

Përdoruesit mund ta kalojnë reklamën pas pesë sekondash, por një reklamues tarifohet vetëm nëse një përdorues shikon 30 sekonda – ose kohëzgjatjen e reklamës nëse është nën 30 sekonda – dhe nëse videoja nuk aktivizohet nga një përdorues në mënyrë pasive duke e kaluar atë në faqe.

Organizata kërkimore e reklamave Adalytics ka raportuar këtë javë se hulumtimi i saj identifikoi se shumë reklamues që paguajnë për reklamat TrueView që shfaqen jashtë YouTube-it në faqet e internetit dhe aplikacionet e tjera mund të mos marrin atë për të cilën kanë paguar.

Firma rishikoi fushatat e reklamave të mbi 1 mijë markave në të gjithë internetin dhe zbuloi se shumë nga reklamat TrueView nuk përmbushnin udhëzimet e vetë Google-it.

Faqet e internetit që shfaqin reklama të heshtura TrueView përfshijnë NYTimes, Reuters, Wired, Mashable dhe Gizmodo.

Po ashtu hulumtimi identifikoi reklama në të cilat butoni i kapërcimit ishte i fshehur ose i errët për ta bërë të vështirë për përdoruesit t’i kapërcenin pas pesë sekondash.

Sipas grupit, reklamat e keqidentifikuara kishin filluar që nga viti 2020.

Drejtori i zgjidhjeve globale të videove të Google, Marvin Renaud, i hodhi poshtë gjetjet e raportit në një postim në blog, duke thënë se janë bërë “pretendime jashtëzakonisht të pasakta”, duke deklaruar se reklamuesit paguajnë për reklamat vetëm kur ato shikohen.

“Ne përdorim sinjale të cilësisë së reklamës në kohë reale për të përcaktuar nëse njerëzit janë të pranishëm dhe nëse i kushtojnë vëmendje, të cilat na ndihmojnë të vendosim nëse do të shfaqim një reklamë video në një faqe apo aplikacion”, ka thënë ai.

Sipas tij, Google-i monitoron respektimin e politikave të tij dhe vitin e kaluar ndaloi shërbimin e reklamave në mbi 143 mijë faqe interneti që u zbuluan se ishin në shkelje.

Renaud ka shtuar se raporti pretendon në mënyrë të pasaktë se shumica e reklamave të fushatës janë drejtuar në faqet e palëve të treta dhe jo në YouTube, duke thënë se e kundërta është e vërtetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore