Sport

Goli i dyshimtë i Mbappe-s që i dhuroi trofeun Francës


Franca fitoi Ligën e Kombeve duke mposhtur në finale Spanjën me rezultat 2:1, por goli i sulmuesit Kylian Mbappe, i cili i dhuroi fitoren francezëve u diskutua nga të gjithë mediat, për shkak të pozicionit të lojtarit në momentin që ai realizoi.

Theo Hernandez pasoi topin te Mbappe, i cili ishte dukshëm më i avancuar se mbrojtësit e Spanjës, ku më pas arriti të shënojë golin e epërsisë.

Kur u mendua se sistemi VAR do ta anulonte atë gol, ata e konsideruan të rregullt për shkak se mbrojtësi spanjoll Eric Garcia u hodh në tokë duke prekur topin dhe duke prishur kurthin e pozicionit jashtë loje.

Mediat në Spanjë, ku ndihen të dëmtuar nga ky episod diskutuan këtë vendim të gjyqtarëve, të cilët thanë se “si ishte e mundur që gjyqtarët e kanë dalluar atë prekje të lehtë të Garcias dhe e kanë konsideruar të vullnetshme”.

Gjithashtu edhe në mediat franceze po diskutohet ky aksion, madje në një sondazh të prestigjiozes “L’Equipe”, 46 për qind e lexuesve votuan se goli ishte i parregullt, krahas 36 për qind që mendojnë se ishte i rregullt, kurse 23 për qind e lexuesve nuk kanë mendim pasi që thonë se pamjet nuk ishin të qarta.

Megjithatë, Franca në fund arriti fitoren, me golat e Benzema dhe Mbappe, të cilët përmbysën epërsinë e Spanjës që shënuan me anë të Mikel Oyarzabal.

Kampionët në fuqi të Botës, me suksesin e mbrëmshëm, që është dhe trofeu i dytë nën drejtimin e Deschamps, në rast se nuk kualifikohet direkt për “Katar 2022”, do të ketë mundësinë të luajë në play off-in e Botërorit.

https://www.youtube.com/watch?v=MfVz4wQ7Q48&ab_channel=SovaPlays

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore