Shqipëria

Gledis Nano konfirmon lajmin e Albanian Post: Ka pasur rrjedhje të informacionit për operacionet e Policisë


Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka konfirmuar se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionet e Policisë për kapjen e personave në kërkim.

Lajmi u bë i ditur gjatë reportazhit të gazetarit Bernard de La Villardière në emisionin e njohur “Enquete Exclusive”, i cili transmetohet në kanalin francez Metropole.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ata të cilët kanë kryer investigimin ose prej ekipeve operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18 anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, theksoi Nano.

Më 30 gusht, Albanian Post konfirmoi arsyet prapa shkarkimit të zyrtarit të lartë.

Burime për AP-në treguan se gjatë gjithë periudhës së drejtimit të Nanos ka pasur “rrjedhje serioze të informacionit dhe përgjegjësia kryesore binte mbi drejtorin e Policisë“.

Ndër të tjera, Nano nënvizoi më tej për reportazhin francez se ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente.

Gledis Nano flet për televizionin francez dhe tregon si u ARRATISËN 14 kriminelë për shkak të dekonspirimeve

Sipas tij, prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe e njëjta gjë po aplikohej edhe për efektivët e Policisë së Shtetit.

“Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionoj shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta. U shkarkuan. Kjo, sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ravijëzoi ish-drejtori i Policisë.

Zëvendësuesi i përkohshëm i Nanos në drejtimin e Policisë së Shtetit, do të jetë numri dy i këtij institucioni Tonin Vocaj.

Kush është Gledis Nano?

Prej më shumë se një dekade, Gledis Nano ka shërbyer si oficer karriere në Policinë e Shtetit.

Nëse karriera e tij do të piketohej me tre momente, ato kulmojnë me dosjen e famshme të “Imamëve”, protagonizmin në riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria dhe dëbimin e diplomatëve iranianë dhe rusë nga vendi ynë.

Në vitin 2013, ai ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë, si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin.

Ata akuzoheshin për rekrutim të personave, me qëllim kryerjen e akteve terroriste, si dhe nxitje dhe thirrje publike.

Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar. Rama e shkarkon - Lapsi.al

Nano, po ashtu, drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranianë nga Shqipëria, operacion i “përshëndetur” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, ai ka udhëhequr operacionin për të nxjerrë nga Kampi Al Hol në Siri, shtetasit shqiptarë që mbaheshin aty, duke qenë një nga emrat kyç të këtij operacioni.

Ndërsa, në gusht të vitit të kaluar Gledis Nano ishte sërish protagonist i riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi në Siri.

Ai ka marrë certifikatë vlerësimi për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit global, e ndërsa për punën e tij në këto operacione të rëndësishme është vlerësuar edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Po, Gledis Nano largohet

Gledis Nano nuk është më Drejtor i Policisë së Shtetit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore