Përballje

Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës/ Gjilani dhe Prishtina i fitojnë ndeshjet e para


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani ka shënuar fitore të madhe duke e mposhtur në udhëtim Llapin me rezultat 1:2.

Granit Jashari dhe Përparim Islami realizuan dy gola të shpejtë për mysafirët nga Gjilani në minutat shtatë dhe 17-të.

Ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Llapit e realizoi Trimror Selimi në minutën e 39-të.

Në vazhdim pati përpjekje nga ana e vendasve për ta barazuar rezultatin, por ekipi i Zekirija Ramadanit mori fitore të madhe në udhëtim dhe një avantazh për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër pati spektakël, ku Prishtina arriti me shumë vështirësi ta mposht ekipin nga Liga e Parë, Vushtrrinë me rezultat 1:2.

Ekipi kryeqytetas ishte duke humbur deri në minutën e 83-të nga goli i shënuar nga Henry Chibuezes në minutën e 18-të.

Por, vushtrriasit nuk rezistuan më shumë se deri shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur doli në skenë Endrit Krasniqi.

Të parin e realizoi një gol të bukur në hyrje të zonës në minutën e 83-të, ndërkaq në minutën e fundit të kohës së rregullt e realizoi edhe të dytin për t’ia dhuruar një fitore shumë të madhe bardhekaltërve.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 19 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore