Shqipëria

Gjobitet me 10 mijë lekë kryetari i Bashkisë Vorë


Kryetari i Bashkisë së Vorës, Gentian Picari, është gjobitur me masën administrative 10 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve përfundoi shqyrtimin e denoncimit për moszbatim të vendimit nr. 140, datë 15.03.2021, të KSHZ, ndaj Kryetarit të Bashkisë Vorë, z. Gentian Picari”, shkruhet në njoftimin nga KQZ-ja.

“Në përfundim të hetimit administrativ, Komisioneri vendosi sanksionin administrativ 10 mijë lekë ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë”.

Lëvizja Socialiste për Integrim e pati akuzuar Picarin për shpërdorim detyre. Konkretisht, ajo kishte të bënte me “mosdhënien e informacionit se ku do të vendoseshin materialet zgjedhore, siç e parashikon Kodi Zgjedhor”.

Picari do të ketë tashmë të drejtën e ankimimit brenda tetë ditësh pranë Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore