Përballje

Gjimshiti i dhuron fitoren Atatalnta-s me dy gola


Qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, doli të jetë heroi i ekipit të tij Atalanta-s.

Gjimshti arriti të realizonte dy gola, për të përmbysur disavantazhin që Atalanta e kishte kundër Olympiacos-it në shtëpi, në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve të Ligës së Evropës.

Atalanta befasisht ishte duke humbur nga mysafirët nga Greqia, me golin e shënuar në minutën e 16-të nga Tiquinho Soares.

Italianët provuan dhe tentuan shumë, por gola nuk gjetën në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë doli në skenë qendërmbrojtësi kuqezi, i cili fillimisht shënoi në minutën e 61-të kurse tre minuta më vonë do të shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje duke përmbysur Olympiacos-in.

Pra, kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Atalanta-n, të cilët do të udhëtojnë më të qetë në Greqi, për të kërkuar kualifikimin në fazën tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore