Përballje

Gjilani dominon Drenicën, Ballkani i afrohet titullit pas një fitore dramatike kundër Dukagjinit


Dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me befasi.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 5:0.

Gjilani ishin më dominant, duke marrë epërsi të dyfishtë në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 14-të me anë të argjentinasit Agustin Torassa.

Pas shumë përpjekjeve për të shënuar, Gjilani dyfishuan epërsinë në fund të pjesës së parë, në minutën e 42-të me anë të 25-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë, Keita Razak.

Goli i tretë erdhi në minutën e 76-të, ku shënoi Donjet Shkodra.

Katër minuta më pas, Gjilani shënoi përsëri me anë të Blerim Krasniqi.

Në minutën e 94-të, gjilanasit shënuan përsëri për rezultatin përfundimtar 5:0.

Gjilani radhiten në pozitën e dytë me 52 pikë, ndërsa Drenica janë në vendin e gjashtë me 35 pikë.

Në anën tjetër Ballkani ka fituar me vështirësi kundër Dukagjinit me rezultat 0:1.

Therandasit radhiten bindshëm në pozitën e parë, dhe më këtë fitore, trofeu i Superligës së Kosovës është pothuajse i sigurt.

Ballkani ishin dominant ku kishin mundësi të shumta shënimi, por nuk arritën të shënonin deri në fund, pavarësisht se Dukagjini ishin me 10 lojtarë nga minuta e 64-të.

Heroi i Ballkanit ishte Meriton Korenica, i cili shënoi në minutën e 83-të.

Therandasit radhiten në pozitën e parë me 60 pikë, ndërsa Dukagjini janë në pozitën e tetë me 28 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore