Lajme

Gjermania duhet të udhëheqë edhe ushtarakisht, thotë Lambrecht


Ministrja e Mbrojtjes në Gjermani, Christine Lambrecht, deklaroi se vendi i saj duhet të jetë një shtet lider jo vetëm ekonomikisht, por edhe ushtarakisht.

Lajmi u bë i ditur nga botimi gjerman “Zeit”, duke cituar fjalimin e saj në lidhje me strategjinë e sigurisë kombëtare të planifikuar nga qeveria federale.

“Përmasat e Gjermanisë, pozicioni i saj gjeografik, fuqia e saj ekonomike na bëjnë një shtet udhëheqës, duam apo jo gjithashtu në sferën ushtarake”, u shpreh fillimisht Lambrecht.

Siguria do të bëhet përsëri një “detyrë qendrore shtetërore” si dhe baza e suksesit në shumë fusha të tjera politike, tha ministrja.

Ajo njoftoi se Bundeswehr-i (Forcat e Armatosura) do të luante një rol më të rëndësishëm në të ardhmen.

Ai duhet të shihet si “autoriteti qendror për shërbimet tona të interesit të përgjithshëm”.

Si shembull, Lambrecht përmendi Ukrainën: ajo ekziston vetëm sepse “mund të mbrohet me mjete ushtarake”.

Në vitin 2022, nevoja për një mbrojtje funksionale nuk është më teorike, por një realitet dhe një çështje e “sigurisë themelore të ekzistencës”, nënvizoi ajo.

MYNIH - Lambrecht: Shtetet demokratike bashkëpunojnë më shumë përballë  kërcënimit rus - ATSH -
Ministrja e Mbrojtjes në Gjermani, Christine Lambrecht

Sipas ministres, si përfituesi kryesor i mbrojtjes së aleancës gjatë Luftës së Ftohtë, Gjermania tani duhet të jetë “një nga furnizuesit më të mëdhenj të forcave”.

Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Republika Federale ka një përgjegjësi të re dhe duhet të përmbushë pritshmëritë e ndryshme.

Për Lambrecht, roli drejtues i Gjermanisë nuk është në prestigjin kombëtar, por në “dhënien e forcës së rendit paqësor”, “mbajtjen e fqinjëve dhe aleatëve të lirë nga shantazhet politike dhe ushtarake”, si dhe në mbrojtjen e sovranitetit.

Republika federale duhet të jetë një “parternere shoqëruese, mbështetëse dhe aleate”, besueshmëria e së cilës “nuk duhet të vihet kurrë në dyshim”.

Në të kaluarën kjo sigurohej nga “kujdesi dhe përmbajtja maksimale”, por sot besimi krijohet duke mbajtur një barrë të përbashkët. “Gjermania mund ta bëjë këtë”, vijoi ministrja.

Për ta bërë këtë, Gjermania duhet jo vetëm të rrisë investimet e saj në mbrojtje, por edhe të zvogëlojë rezervat për eksportet e armëve.

Gjermania është skeptike për eksportet e armëve, gjë që nuk ndahet nga vendet e tjera evropiane.

Ndër të tjera, ajo sugjeroi që Bundestagu t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve të sigurisë ushtarake.

“Ne jemi në një situatë emergjente në fushën e politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë. Le të jemi ambicioz si gjermanët”, tha Lambrecht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore