Futboll

Gianni Infantino: Rregulli offside do të ndryshojë


Rregulli që ka ndezur gjithmonë debate dhe diskutime. Edhe në kohën e VAR-it. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë disa supozime për offside-in (pozicioni jashtë loje).

“Ne gjithmonë diskutojmë se si mund ta përmirësojmë futbollin – deklaroi ai në periferi të takimit vjetor të IFAB – dhe si ta bëjmë atë më tërheqës, pa shtrembëruar frymën e sportit tonë. Rregulli është ndryshuar dy herë në 135 vjet “por ne jemi të hapur për ndryshime që rrisin spektaklin dhe numrin e golave, për gjërat që u japin më shumë mundësi sulmuesve. Për këtë ka pasur gjithashtu një propozim edhe nga Arsene Wenger”. Ësshtë folur që prej një viti për këtë, kur ish-menaxheri i Arsenalit shpjegoi se sipas tij “që të ketë një offside të vërtetë duhet të ketë një dritë midis mbrojtësit të fundit dhe sulmuesit”.

Nëse ndodh kjo, do të ishte një ndryshim thelbësor në rregullin aktual, sipas së cilit një lojtar është jashtë loje nëse ndonjë pjesë e trupit të tij, përveç duarve dhe krahëve, është përtej mbrojtësit të fundit.

Numri një i FIFA-s më pas ktheu vëmendjen te VAR, që tani konsiderohet i domosdoshëm.

“Po i ofron më shumë drejtësi futbollit, e bën atë më të pastër dhe ndihmon gjyqtarët. Disave u jep gëzim, të tjerëve ua heq, kjo var-et nga vendimi. Dhe është e drejtë të fitosh jo për një gabim të gjyqtarit por për një vendim të saktë. Tani një futboll pa VAR është i paimagjinueshëm”.

Ka qenë një ndryshim epokal që u përshëndet me kënaqësi, pavarësisht disa polemikave.

“Nëse mendojmë se si ishte futbolli para Varit dhe si është tani – thotë Infantino -, ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara, dhe tani futbolli është më i drejtë. Var e ka thjeshtuar punën e gjyqtarëve dhe ne gjithmonë po punojmë për ta përmirësuar. Ka pasur shumë përmirësime. Nëse duhet të fitoj duhet ta bëj në mënyrën e duhur dhe Var ka dhënë një kontribut të madh në këtë drejtim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore