Sport

Gerrard-i mahnit dhe si trajner


Steven Gerrard-i ka qenë një nga mesfushorët më të spikatur në historinë e futbollit. Por pak kush do e kishte menduar se ish-ylli i Liverpool-it do të shkëlqente edhe si trajner.

Pas eksperiencave të shkurtra tek të rinjtë e Liverpool-it, Gerrard-i u emërua në krye të stolit të Rangers-it në Skoci.

Tek skocezët ka që nga qeshori i 2018 dhe është nën kontratë deri në maj të 2024. Në total deri tani i ka udhëhequr në 150 ndeshje. Mesatarja e pikëve për ndeshje është 2.17 pikë.

Janë 98 fitore, 32 barazime dhe 20 humbje, për Rangers-in nën derjtimin e anglezit. 321 gola të shënuar dhe 99 të pësuar.

Aktualisht Rangers-i mban vendin e parë në Premiershipin e Skocisë, me 69 pikë, pas 25 ndeshjeve. 20 pikë më shumë se rivali i tyre historik Celtic-u.

Rangers-i është skuadra më e titulluar ne Skoci me 54 trofe, e ndjekur nga Celtic-u me 51 trofe. Në nëntë vitet e fundit ka qenë Celtic-u që ka dominuar në Skoci, ndërsa Rangers-i, dy sezonet e fundit (pa sezonin aktual) i është afruar trofeut, por pa mundur ta fitoi.

Ky sezon premton të jetë ndryshe për Rangers-in dhe tifozët e këtij ekipi. Distanca e konsiderueshme me Celtic-un bënë që të gjithë të besojnë te titulli në fundin e sezonit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore