Futboll

Gerard Pique kandidon për president: shaka apo e vërtetë?


President Menaxher

Mbrojtësi Gerard Piqué, mund të jetë një kandidat për zgjedhjet presidenciale të Barcelona-s.

Informacionet e përftuara nga Albanian Post, tregojnë një seri thash-e-themesh, se Piqué ka vendosur të konkurrojë për zyrën më të lartë të klubit, pasi ka marrë pak garanci për kushtet e kthimit të tij në fushë.

Piqué do të mbushë 34 vjeç në shkurt dhe me dëmtimin serioz në gju, do të kishte më pak hapësirë ​​se më parë.

Kjo seri faktorësh do ta kishin bindur atë të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale të klubit të Barcelonës, ndoshta duke ruajtur njëkohësisht edhe statusin e futbollistit; sigurisht me një pagë shumë më simbolike sesa ajo aktuale. Gjithashtu, mbrojtësi i Barcelona-s, ka shprehur dhe më parë median spanjolle se “nuk e shoh veten si menaxher, por si president – kjo është ëndrra ime“.

Por ndërkohë, lojtarit do t’i duhet të mbledhë 65 mijë formularë të nënshkruar. E për këtë, ka filluar të aktivizohet me Carles Tusquets, president i Komisionit Ekonomik i klubit spanjoll, ashtu dhe presidenti i tanishëm… ndoshta i përkohshëm.

Ndërkohë që gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkruan se ai do të mund të kandidojë për postin e menaxherit të klubit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore