Sport

Garë tropikale në Formula 1


Formula 1 po kthehet në Florida, me “Miami Grand Prix” që do të jetë pjesë e kalendarit të F1 që nga sezoni i ardhshëm.

Gara, do të jetë e para në këtë shtet që nga viti 1959. Ajo do të mbahet në një pistë të re, e ndërtuar rreth “Hard Rock Stadium”, stadium pritës i ndeshjeve të Miami Dolphins të NFL-së.

Data ende nuk është caktuar. Por, 2022-shi, do të jetë viti i parë i kësaj gare që ka nënshkruar kontratë 10-vjeçare me F1.

Kjo do të jetë gara e dytë në Amerikë brenda një sezoni, bashkë me atë të Austin-it.

Pista do të jetë e gjatë 5.41km. Do të ketë 19 kthesa, tri pjesë të gjata dhe potencialisht tri zona ku mund të përdoret DRS. Shpejtësia maksimale pritet të shkoj deri në 320 km/h.

Miami do të jetë vendi i 11-të i Shteteve të Bashkuara që prer Formula 1 që kurr garat filluan në vitin 1950.

Indianapolis, Sebring, Riverside, Watkins Glen, Long Beach, Las Vegas, Detroit, Dallas, Phoenix dhe Austin janë dhjetë të tjerat.

“Jemi shumë të kënaqur që zyrtarizojmë një garë në Miami që nga viti 2022”, tha Stefano Domenicali, president i F1.

“SHBA-të janë çelës për ne, çelës për t’u rritur si në shikueshmëri ashtu edhe në përfitime. Do të punojmë afër me ekipin nga Hard Rock Stadium dhe FIA-në që pista të jetë shumë atraktive”, tha ai.

“U jemi falënderues fansave tonë, zyrtarëve të Miami Gardens dhe turzimit lokal për durimin dhe mbështetjen në këtë proces. Me shumë emocione presim që të sjellim garën më të shpejtë në botë në Miami për herë të parë”, mbylli presidenti i Formula 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore