Stil

Gabimi që bënë pothuajse çdo vajzë për kujdesin e lëkurës


Ilustrim

Si kujdeseni për lëkurën tuaj në mbrëmje? Pastroni fytyrën, aplikoni të gjitha produktet e nevojshme për kujdesin e lëkurës dhe shkoni të flini? Nuk jeni e vetmja, shumica e femrave e bëjnë rutinën e fytyrës në mbrëmje në atë mënyrë.

Kur bëhet fjalë për gabimet që bëjnë femrat para se të shkojnë në shtrat, shumica e njerëzve mendojnë për mos heqjen e grimit. Por pas shumë vitesh që flitet për të, rrallë kush shkon në shtrat me grim.

Dergmatologja, Alexis Stephens vuri në dukje gabimin kryesor që bëjnë shumica e grave para se të shkojnë në shtrat – aplikimin e produktit pak para se të shkojnë në shtrat.

“Ajo që rrezikoni është që kremi juaj të përfundojë në këllëfin e jastëkëve sepse lëkura nuk mund ta përthithte atë”, shpjegoi ajo në një video në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Ajo thekson se është ideale të aplikoni kremin e mbrëmjes një deri në dy orë para se të shkoni në shtrat. Kështu, mund të jeni të sigurt se të gjithë përbërësit përfunduan pikërisht aty ku dëshironi – në lëkurë, jo në këllëf të jastëkut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore