Sport

Frenkie de Jong i rekomandon Barcelona-s Abdou Harroui-n


Mesfushori holandez i Barcelona-s, Frenkie de Jong, është një nga shtyllat kryesore të ekipit të Ronald Koeman-it. Gjithnjë e më tepër, De Jong-u po merrë përsipër një peshë të madhe në ekip.

De Jong konsiderohet i paprekshëm në merkato nga Joan Laporta, presidenti i Barcelona-s. Por, ai është një nga lojtarët që i sugjeron emra të tjerë lojtarësh ekipit.

Ai i ka sugjeruar klubit të tij më parë, të nënshkruante me shokun e tij, Matthijs de Ligt-in, por ky i fundit nuk nxiret në merkato nga Juventus-i përveç rasteve kur shuma e transferimit mund të ndryshonte mendimin e klubit italian.

Gjithashtu De Jong-u u pyet edhe përpara se të nënshkruhej Sergino Dest-i, një nënshkrim që deri tani ka dal brenda pritshmërive, sidomos me sistemin e ri të lojës së Koeman-it.

Tashmë holandezi ka hedhur mbi tavolin emrin e Abdou Harroui-t, të Sparta Rotterdam-it. 23-vjeçari aktivizohet në qendrën e mesfushës dhe është pjesë e Holandës U21.

Këtë sezon ne Eredivise ai numëron 27 paraqitje, nga ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asiste. Vlera e kartonin te tij, sipas Transfermarket-it është 3.5 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore