Euro 2020

Franca – Gjermania, formacionet zyrtare


Në “Allianz Arena”, Gjermania dhe Franca përballen në ndeshjen përmbyllëse të raundit të parë në grupe.

Dueli që mund të konsiderohet edhe më i forti i fazës së grupeve, vjen me entuziasëm të madh për të gjithë publikun.

Franca kampione bote kërkon që të gjejë suksesin edhe në kompeticion më të fort në kontinentin e vjetër.

Kurse Gjermania kërkon të kthehet në krye pas disa viteve dështim në evropiane dhe botërore.

Ata sonte kërkojnë që të barazohen në krye me Portugalinë, që e nisi EURO 2020 në mënyrë perfekte, me një fitore 3-0 përballë Hungarisë.

Trajnerët e të dy skuadrave kanë zgjedhur këto 11-she startuese:

Franca (4-3-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante, Rabiot, Pogba; Griezmann; Mbappe, Benzema.

Gjermania (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Muller, Havertz, Gnabry.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore