Euro 2020

Franca triumfon, Gjermania e nis keq


Mbyllet edhe raundi i parë i grupeve në UEFA EURO 2020.

Qershia mbi tortë e këtij raundi, ishte pikërisht superdueli mes Francës dhe Gjermanisë, në “Allianz Arena”.

Gjermania dominoi ndeshjen, por jo edhe rezultatin.

Skuadra e Low pati posedimin gjatë gjithë ndeshjes, por duke mos arritur të krijojë raste konkrete asnjëherë.

Sulmi i tyre ishte shumë i ngadaltë në veprim, duke i ia lehtësuar krejtësisht punën mbrojtjes franceze.

Ishin milimetrat në anën tjetër që ja pamundësuan Francës fitoren 3-0.

Një herë Mbappe, e një herë Benzema panë që golat e tyre të anulohen nga VAR-i.

Ndërkohë, goli i vetëm i ndeshjes, nuk erdhi nga futbollistët francez.

Atë e shënoi Mats Hummels, në portën e gabuar.

Germany’s Mats Hummels, right, scores an own goal past Germany’s goalkeeper Manuel Neuer during the Euro 2020 soccer championship group F match between Germany and France at the Allianz Arena stadium in Munich, Tuesday, June 15, 2021. (Franck Fife/Pool via AP)

Një pasim fenomenal i Pogba-s, e gjeti të lirë Lucas Hernandez-in në zonë.

Ky i fundit krosoi për te Mbappe, por Hummels në tentativë për të larguar, devijoi topin në portën e gabuar.

Gjermania e nis keq këtë Evropian, duke mbetur prapa në grupin e vdekjes, ku bën pjesë edhe Portugalia e Cristiano Ronaldo-s.

Portugezët udhëheqin grupin për shkak të fitores 3-0, kurse Franca mbetet e dyta.

Ndeshjet tjera të këtij grupit zhvillohen të shtunën, më 19 qershor.

Në Mynih, përsëri, Gjermania pret Portugalinë, me fillim në orën 18:00.

Kurse tre orë më herët, në Budapest, Franca përballet me Hungarinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore