Përballje

Franca mposht Serbinë për të fituar medaljen e bronztë


Ndeshja për medaljen e bronztë në basketbollin e femrave në Lojërat Olimpike mes Serbisë dhe Francës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.

Francezët fituan ndeshjen kundër serbeve me rezultat 76:91, dhe fituan medaljen e bronztë në “Tokyo 2020”.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë të ndeshjes, por në çerekun e tretë Franca mori epërsinë prej 11 pikësh.

Më të dalluarat në anën e Francës ishin Gabrielle Williams me 17 pikë e 8 kërcime dhe Endene Miyem me 16 pikë.

Ndërsa në anët e serbeve, më të mirat ishin Yvonne Anderson me 24 pikë e 5 asistime dhe Jelena Brooks me 14 pikë.

Finalja do të luhet me 8 gusht, në mes Japonisë dhe SHBA-ve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore