Përballje

Franca mposht minimalisht Irlandën, Holanda dominon përballë Gjibraltarit


Ndeshjet e së dielës në Kualifikueset e Kampionatit Evropian ishin interesante por pa befasi.

Dueli mes Irlandës dhe Francës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Francezët nuk patën një performancë dominante siç e kanë zakonisht, por në fund ata fituan tre pikë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 50-të, me anë të Benjamin Pavard.

Deri më tani, Franca radhitet e para me gjashtë pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Greqia me tre.

Holanda ka fituar me rezultat dominantë përballë Gjibraltarit me rezultat 3:0.

Vendasit dominuan që nga minutat e para, të cilët shënuan gol në minutën e 23-të, me anë të Memphis Depay.

Më pas, Holanda shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 50-të, me anë të Nathaniel Ake.

Një minutë pas golit, Walker u ndëshkua me karton të kuq në anën e Gjibraltarit.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Ake, i cili shënoi përsëri në minutën e 82-të.

Golanda radhitet në pozitën e tretë në Grupin B, ku është edhe Franca, me tre pikë.

Në anën tjetër, edhe Shqipëria ka humbur me epërsi minimale përballë Polonisë.

Shqipëria kishin një performancë shumë të mirë, por në fund nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, ku Kaminski goditi shtyllën nga distanca, dhe Swiderski shënoi me fat në mes të këmbëve të Strakoshës.

Por, për “fat” të Shqipërisë, dueli mes Moldavisë dhe Republikës Çeke përfundoi me rezultat të barabartë, dhe një fitore eventuale kundër Moldavisë, mund të jetë e dobishme për Shqipërinë.

Ndeshjet e tjera përfunduan kështu:

Austri 2:1 Estoni

Hungari 3:0 Bullgari

Moldavia 0:0 Republika Çeke

Mali i Zi 0:2 Serbia

Suedia 5:0 Azerbajxhani

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore