Përballje

Franca dhe Australia kualifikohen tutje, përfundon rrugëtimi i Danimarkës dhe Tunizisë


Dy ndeshjet e fundit të Grupit D ishin interesante dhe përfunduan me befasi.

Dueli mes Tunizisë dhe Francës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve, me rezultat 1:0, por nuk u kualifikuan pavarësisht fitores.

Franca hyn në lojë me ekipin e dytë, pasi kishin siguruar kualifikimin, dhe Tunizia e shfrytëzoi këtë.

Dueli ishte i dominuar nga Franca, por Tunizia shfrytëzoi mundësinë që kishte.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 58-të, nga Khazri i cili i dha një shpresë Tunizisë.

Në minutën e 98-të, Antoine Griezmann shënoi për të barazuar rezultatin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër, Australia ka mposhtur Danimarkën me rezultat 1:0.

Me këtë fitore, Australia siguroi kualifikimin tutje.

Në pjesën e parë, Danimarka ishin dominantë dhe kishin mundësi të shumta.

Por në pjesën e dytë, Australia ishin ekip ndryshe nga 45 minutat e para, të cilët kërkonin golin me ngulmë.

Dhe në minutën e 60-të, Australia kaloi në epërsi me anë të Leckle dhe ky gol siguroi kualifikimin në raundin tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore