Formula 1, çfarë thotë e premtja?

SHFLETO
Ardit Lipa
18.06.2021 18:26
Loading Icons...

U zhvilluan dy sesionet e para të provave të lira në “Paul Ricard Circuit”, në kuadër të çmimit të madh të Francës.

Pas performancës shumë të dobët të Mercedes-it në Baku, ekipi gjerman u kthye përsëri në krye.

Por, kjo ndodhi vetëm në sesionin e parë.

Finlandezi Valteri Bottas ishte shumë më i shpejt se gjithë pjesa tjetër e pilotëve.

Me një kohë 1.33.4, ai la prapa me tre të dhjetat shokun e tij të skuadrës, Hamilton-in.

Verstappen dhe Perez përfunduan menjëherë pas tyre, me vendet tre dhe katër.

Rezultat mjaft të mirë në këto prova arriti edhe makina franceze, Alpine.

Ata përfunduan në vëndin e pestë me Ocon dhe në të shtatin me Alonso-n.

Ricciardo i gjashti, Norris i teti, Gasly dhe Tsunoda në vendet nëntë dhe dhjetë, mbyllën ‘top 10’.

Zhgënjeu Ferrari në këtë sesion.

Klasifikimi i plotë i sesionit të parë:

Sesioni i dytë

Me anë të Verstappen, RedBull u kthye përsëri në vendin e parë.

Për vetëm 0.008 sekonda, holandezi ishte më i shpejt se Bottas i vendit të dytë.

Hamilton mbeti në vendin e tretë.

Alpine përmirsoi rezultatin e tyre në këtë sesion.

Këtë radhë ishte Alonso përpara, duke përfunduar në vendin e katërt, dhe Ocon në vendin e gjashtë.

Ferrari u paraqit më mirë në këtë sesion, me Leclerc që përfundoi në vendin e pestë.

Gasly në të shtatin, Sainz, Raikkonen dhe Norris, mbyllën ‘top 10’.

Edhe kjo fundjavë premton luftë të fortë për vendet në krye, se kush do të marrë ‘pole-position’, mbetet për t’u kuptuar nesër.

Klasifikimi i plotë i sesionit të dytë: