Sport

Floyd Mayweather: “Unë qëndroj me Izraelin”, dërgon ndihma me avion privat


Legjenda e boksit amerikan Floyd Mayweather, njoftoi mbështetjen e tij për Izraelin dhe i dërgon ndihmë vendit me avionin e tij privat.

“Unë qëndroj me Izraelin kundër terroristëve të Hamasit. Hamasi nuk përfaqëson popullin e Palestinës, por është një grup terrorist që sulmon jetë të pafajshme! Unë qëndroj për të gjithë njerëzit dhe uroj kthimin e sigurt të të gjithë amerikanëve dhe izraelitëve dhe çdo njeriu që u rrëmbye si peng gjatë këtyre krimeve të tmerrshme të luftës”, tha Mayweather në një postim në Instagram së bashku me një foto të tij në Jerusalem.

“Unë qëndroj me Izraelin dhe hebrenjtë në mbarë botën. Unë e dënoj antisemitizmin me çdo kusht. Unë qëndroj për paqen. Unë jam për të drejtat e njeriut! Terrorizmi nuk është kurrë përgjigjja”, thuhet në një postim të dytë me grusht në ngjyrat e flamurit izraelit.

Raportimet e mediave thonë se Mayweather po dërgon një dërgesë ndihme në Izrael me avionin e tij privat.

TMZ-ja thotë se dërgesa përbëhet nga gjithçka, nga “ushqimi dhe uji te jelekët antiplumb për IDF-në dhe civilët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore