Jetesë & Stil

Fjolla Morina lirohet nga burgu? Fisnik Syla publikon imazh “të dyshimtë”


Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

U bë kohë që kur nuk kemi dëgjuar diçka të re rreth këngëtares, Fjolla Morina, e cila ishte në epiqendër të mediave që kur ajo u përfshi në skandalin e “trafikimit të armëve dhe municionit”.

Fjolla Morina gjatë arrestimit në Morinë – Shqipëri.

Por, së fundmi, bashkëshorti i Fjollës, Fisnik Syla, ka publikuar një storie në llogarinë e tij të Instagram-it, me anë të së cilës ka ngjallur dyshime në publik duke lënë të dyshohet se mbase gruaja e tij “së shpejti do të jetë e lirë”.

Fisniku, ka shkruar disa rreshta falënderues dhe optimist, teksa ka thënë se – “gjithçka po bëhet mirë”.

Fotografi e publikuar nga Fisnik Syla në Instagram.

“Zoti është i madh, gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai në fotografinë e publikuar në Instagram.

Gjithsesi, akoma nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, këngëtaren, Fjolla Morina, apo është thjesht një rastësi e momentit.

Kujtojmë se me 19 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës ka arrestuar, artisten, Fjolla Morina, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municion.

Lajmin për arrestimin e Morinës për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, më 19.07.2017 në Prishtinë, nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor ‘Jugu’ në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare”, thuhej në raportin e publikuar për media.

Ndryshe, Fjolla Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, por më pas ajo ishte arratisur dhe policia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua më datë 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve.

Ndërsa, periudha e arratisë për Fjollën ishte edhe një lloj “aventure”, teksa ajo ka bërë udhëtime nëpër vende të ndryshme të botës, bashkë me partnerin e saj me të cilin kurorëzuan dashurinë me martesë në ishujt e Maldives, Fisnik Sylën.

Fjolla Morina gjatë ceremonisë së kurorëzimit me Fisnik Sylen në Maldives.

Pa vizituar, Morina, nuk e la as Dubain e Belgjikën, ku ishte bashkë me bashkëshortin e saj, Fisnikun, ndërsa ndante momente të bukura me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Fjolla Morina në Dubai.

Së fundmi, ajo u pa edhe në mbrëmjen e maturës të së bijës, Ledijanës, të cilën e kishte përcjellë për në vendin e festës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore