Lajme

Marrin fund “aventurat në arrati”, arrestohet Fjolla Morina


Fjolla Morina - Këngëtare

Të hënën e 19 korrikut në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar këngëtaren Fjolla Morina, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municion.

Lajmin për arrestimin e Morinës për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, më 19.07.2017 në Prishtinë, nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor ‘Jugu’ në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare”, thuhet në raport.

Ndryshe, Fjolla Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, por më pas ajo ishte arratisur dhe policia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua më datë 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve.

Ndërsa, periudha e arratisë për Fjollën ishte edhe një lloj “aventure”, teksa ajo ka bërë udhëtime nëpër vende të ndryshme të botës, bashkë me partnerin e saj me të cilin kurorëzuan dashurinë me martesë në ishujt e Maldives, Fisnik Sylën.

Fjolla Morina në Dubai.

Pa vizituar, Morina, nuk e la as Dubain e Belgjikën, ku ishte bashkë me bashkëshortin e saj, Fisnikun, ndërsa ndante momente të bukura me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla gjatë vizitës në Dubai.

Së fundmi, ajo u pa edhe në mbrëmjen e maturës të së bijës, Ledijanës, të cilën e kishte përcjellë për në vendin e festës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore