Euro 2020

Fitorja e revanshit e Italisë – si u prit në Tiranë


Londra, kryeqyteti i magjisë së futbollit, priti gjysmëfinalen e parë, mes Italisë dhe Spanjës.

Azurët, skuadra e vetme me çdo fitore deri në këtë fazë, kërkonte të vazhdonte ecurinë e jashtëzakonshme.

Spanja, në anën tjetër, synonte përsëritjen e suksesit të finales së vitit 2012.

Brenda kohës së rregullt dhe asaj shtesë, fitues nuk pati.

U deshën penalltitë që Italia të kthehej në finalen e një Kampionati Europian.

Sikur në të gjithë botën, edhe sytë e qytetarëve shqiptar, ishin tek ekrani i madh në Fan Zone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore